Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati në ‘Don Bosko’, Berisha: Rendi, ekskluzivitet i bandave të lidhura me qeverinë

Atentati në ‘Don Bosko’, Berisha: Rendi, ekskluzivitet i

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me atentatin në ‘Don Bosko’ në Tiranë, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

Sipas Berishës në një postim në Facebook, këto ngjarje tregojnë se ligji dhe rendi janë ekskluzivitet i bandave të lidhura me qeverinë

“Bresheri kallashi, 1 i vdekur dhe 4 te plagosur ne nje lokal ne Tirane.

Rendi ne narkoshtet eshte ne duart e bandave te tij.

Miq, mediat njoftojne se rreth ores 16:00 ne Don Bosko u qellua me bresheri kallashi drejt nje lokali nga te cilat mbeti i vdekur qytetari Erion Çela dhe mbeten te plagosur kater qytetare te tjere!

Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur se shpejti narkoplocia do na njoftoj se gjeti diku nje makine te djegur. Kurse kreu i meduzes do mburret se rendi eshte i garantuar dhe se kriminelet po vrasin njeri tjetrin. E verteta eshte se ne narkoshtet ligji dhe rendi jane ekskluzivitet i bandave te lidhura me qeverine!”, shkruan Berisha.

Të fundit