Flash News

Ditari i Opozitës

Atentati në Shkodër, reagon ish-kryebashkiaku: Sot po vuajmë shkrirjen në një të shtetit me krimin e organizuar

Atentati në Shkodër, reagon ish-kryebashkiaku: Sot po vuajmë

Pas atentatit me armë zjarri në Shkodër ka reaguar ish kryebashkiaku Bardh Spahia. Përmes një postimi në rrjetet sociale Spahia shprehet se kjo ngjarje tregon terrorin ku jetojnë çdo ditë qytetarët shkodranë.

 "Ngjarja tragjike në Shkodër për fat të keq tregon edhe njëherë terrorin në të cilin jetojnë çdo ditë qytetarët Shkodranë nën thundrën e krimit.

Ndërkohë që policia politike është e angazhuar në përndjekjen e persekutimin e opozitës që proteston kundër kriminalizimit të shtetit, krimi sundon i qetë.

Shkodra dhe gjithë Shqipëria vuan sot shkrirjen në një të shtetit me krimin e organizuar, përndryshe ngjarje si kjo e sotmja me disa viktima do ishin parandaluar", shkruan Spahia. 

Të fundit