Flash News

Ditari i Opozitës

I përjashtuar nga grupi parlamentar, Shehu-Nikollës: Mos u bëj bashkëpunëtore e ndryshimeve antiligjore

I përjashtuar nga grupi parlamentar, Shehu-Nikollës: Mos u bëj

Deputeti Tritan Shehu ka pasur rezerva për propozimet e Lulzim Bashës në ndryshimin e grupeve parlamentare, që pak më parë i citoi në Kuvend kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Shehu iu drejtua Nikollës duke i thënë se para se t'i referonte në K,uvend, propozimet e reja duhej të rishikonte dokumentet e tjera të depozituara edhe sot. Shehu kërkoi nga kryeparlamentarja që të mos bëhet bashkëpunëtore e ndryshimeve në PD, të cilat i quajti antikushtetuese.

"Po fillojmë me dokumenta që paraqiten këtu që nuk janë reale që janë nul. Sepse ju jeni në dijeni të ndrysjim e që ka PD pas ndryshimeve të referendumit të datës 18. Iu është sjellë materiali. Kërkojnë të mashtrojnë. Dokumenta që kërkojnë të bëjnë veprime staliniste. Iu bëj thirrje mos u bëni bashkëpunëtore të këtyre ndryshimeve antikushtetuese dhe antiligjore. Përpara se të sillnit këto si dokumenta dhe ti referonit të shikonit të gjitha dokumentat që kanë ardhur dhe pastaj të paraqesnit gjëra që realisht janë deformime të qëllimshme të realitetit", tha Shehu.

Kryeparlamentarja replikoi duke u shprehur se nuk është detyra e saj të interpretojë venmdimmarrjen e partive politikie, por vetëm atgë të grupeve parlamentare.

"Unë nuk interpretoj vendimmarjen politike që marrin partitë politike. Unë jam këtu për të zbatuar vendimmarjen e grupeve parlamentare. Dhe grupi më i madh i opozitës është grupi i PD që ka zgjedhur të ketë kryetare grupi zotin Enkelejd Alibeaj", deklaroi Nikolla.

Të fundit