Flash News

Ditari i Opozitës

I propozoi Berishës të jetë në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës? Reagon Meta

 I propozoi Berishës të jetë në krye të Këshillit

Takimi i Sali Berishës dhe ilir Metës një ditë para se të zyrtarizojnë aleancën e tyre edhe në format të shkruar duket se ka vënë pikat mbi “i” për pozicionin dhe peshën që do të ketë Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë në zgjedhjet lokale të 2023-shit.

Ilir Meta deklaroi se Berishës i ka propozuar vetëm një emër, për të cilin duket se ka marrë edhe pëlqimin e kryedemorkatit Berisha, “drejtuesin e këshillit bashkiak të Tiranës”

“ …I kam propozuar një emër për kryetarin e këshillit bashkiak Tiranës që e priti me kënaqësi… Do shikoni forcën e qytetarëve. Është super politikan”, tha Meta.

Sipas Euronews Albania politikani për të cilin flet Ilir Meta është ai vetë. Kreu i Partisë së Lirisë kërkon të drejtojë personalisht këshillin bashkiak të Tiranës, duke i dhënë kuptim kështu të gjitha deklaratave të mëparshme se Tirana do të jetë beteja e tij kryesore pas rikthimit të politikën aktive.

Në emisionin Noë po në Euronews Albania, Meta është pyetur me një SMS mbi fjalët që qarkullojnë në media, por përgjigjja e tij as nuk pohonte as nuk mohonte këtë lajm.

“U  përpoqa të merrja një reagim nga Meta lidhur me lajmet që qarkullojnë në media dhe përgjigjja ishte një buzëqeshje dhe dy gishtat e fitores, pra as e pohoi as e mohoi”, ka thene gazetarja Erla Mehilli. 

 

Të fundit