Flash News

Ditari i Opozitës

I shpëtoi 'ndëshkimit' të Bashës, mbështetësi i Berishës tregon përse nuk u përjashtua apo pezullua nga PD

I shpëtoi 'ndëshkimit' të Bashës,

Luçiano Boçi është një nga deputetët që edhe pse ka dalë në mbështetje të ish-liderit Sali Berisha, nuk u penalizua nga kryedemokrati Lulzim Basha.

I pyetur se përse Basha ka vendosur që të mos e përjashtojë apo pezullojë nga PD, Boçi tha për "Fax news" se ky vendim mund të lidhet me faktin që nuk është anëtar i Komisionit të Rithemelimit dhe as drejtues politik.

Ai ka shtuar se nuk është pjesë e vendimarrjes dhe se nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje. Kujtojmë se një ditë më parë, Kryesia e PD-së përjashtoi nga partia Berishën dhe tetë mbështetësit e tij, ndërsa pezulloi 19 të tjerë.

"Së pari nuk është vetëm një lëvizje e Berishës, është një lëvizje e anëtarësisë së PD për të hapur procesin zgjedhor për shkak të mungesës së besimit. Kjo është lëvizje e anëtarëve demokratë si asnjëherë më parë. Nuk kam ndonjë emocion të veçantë ndaj këtij fakti jam neutral. Në momentin që e kam marrë detyrën dhe funksionin nuk kam pasur ndonjë emocion.

Por për sqarim, aty janë përjashtuar anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe drejtues politik të qarqeve dhe unë nuk kam asnjërin prej këtyre posteve. Kjo është arsyeja formale dhe kështu mendoj unë se është vepruar sepse unë nuk jam pjesë e vendimmarrjes dhe nuk marr pjesë në asnjë mbledhje", ka thënë Boçi.

 

Të fundit