Flash News

Ditari i Opozitës

“I thashë jep dorëheqjen”, Berisha tregon bisedën me Bashën pas humbjes së zgjedhjeve

“I thashë jep dorëheqjen”, Berisha tregon bisedën me

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se pasi PD humbi zgjedhjet në 2017-ën, i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të japë dorëheqjen.

Duke folur në Syri.tv, Berisha shton se privatisht i ka thënë se çdo gjë që ka qenë në interes të demokratëve.

Kur ka humbur zgjedhjet në vitin 2017, Bashës i kam thënë se duhet të japësh dorëheqjen. Në vitin 2021, nuk i thashë, por kërkova dhe u përpoqa që t’i jap eksperiencën time për zgjedhjet.

Lulzim Bashës i kam thënë privatisht çdo gjë që ka qenë në interes të demokratëve. Lulzim Bashës publikisht jam përpjekur ta mbështes për asgjë personale, por vetëm në interes të demokratëve.

Por Lulzim Basha është shprehur se unë kam qenë arkitekti i qëndrimeve të gabuara të PD. Burimet kanë qenë zyrtare, të huaja dhe jozyrtare vendase”, tha Berisha

Të fundit