Flash News

Ditari i Opozitës

Tensione në selinë blu, Basha ‘përplaset’ me Salianjin, ndërhyjnë me force rojet

Tensione në selinë blu, Basha ‘përplaset’ me

Lulzim Basha sot po përballet me revoltën e të gjithë deputetëve të PD, pasi i kanë kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike, me humbjen e radhës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Prej orës 11.00, në selinë blu po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PD, që deri tani është shoqëruar me debate dhe se të gjithë deputetët në një linjë i kanë kërkuar largimin, si e vetmja zgjidhje për t’i hapë rrugë bashkimit të demokratëve.

Burime për ABC News, bëjnë me dije se ka ndodhur një përplasje verbale mes Ervin Salianjit dhe deputetes Oriola Pampuri. Salianji ka ndërhyrë në fjalën e Pampurit, gjë që ka detyruar Bashën të kërkojë ndërhyrjen me forcë e rojeve që ndodhen jashtë mbledhjes.

Mësohet se pas debateve ka pasur edhe një tentativë përplasje fizike mes Bashës dhe Salianjit.

 

 

Të fundit