Flash News

Ditari i Opozitës

Ibsen Elezi: Soros detyroi Berishën t’i jepte PD-në Bashës, kryedemokrati s'shkon dot në ShBA

Ibsen Elezi: Soros detyroi Berishën t’i jepte PD-në Bashës,

“Lulzim Basha nuk shkon dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kështu ka deklaruar ish-kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, kur u pyet nëse Basha mund të ketë ndikuar në vendimin e DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, në favorin e tij.

“Vendimi i DASH do të ketë ndikim patjetër në PD, por sesi nuk di ta them. Basha, mesa di unë, nuk shkon dot as vetë në Amerikë, jo më të ndikojë në vendimet e DASH.” tha Ibsen Elezi në emisionin “Quo Vadis”.

Ai tha më tej se George Soros ka detyruar ish-kryeministrin Sali Berisha të lërë Partinë Demokratike në duart e Lulzim Bashës.

“George Soros është munduar të kapë edhe skenën politike, edhe shoqërinë civile këtu. Të gjithë akuzuesit po ndërtonin situatën sikur George Soros kishte ndikimin e vet në Amerikë për të sulmuar ish-kryeministrin. Unë di të them diçka: Të keqen e George Soros në Partinë Demokratike, bashkë me Lulzim Bashën, e solli Doktori. Ishte e imponuar. Demokracia dhe loja politike kanë rregulla. Të marrësh një njeri dhe ta bësh kryetar partie dhe pas tetë vjetësh të mos reagosh për humbjet ky produkt i yti, është shumë e rëndë.” tha Ibsen Elezi.

Të fundit