Flash News

Ditari i Opozitës

Igli Cara i përgjigjet Ramës për Portin e Durrësit: Janë 3.8 miliardë euro në këmbim të asgjëje

Igli Cara i përgjigjet Ramës për Portin e Durrësit:

Kandidati në primare për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha më herët se armiqësia kundër investimit duhet t’i shërbejë durrsakëve për të parë fytyrën e “armiqve” të Durrësit.

Sipas Carës në një postim në rrjetet sociale, reagimi i Ramës, në rastin më të mirë është për të ardhur keq.

Sipas tij, të falësh 3.8 miliardë euro, në këmbim të pothuaj asgjëje, nuk është të qëndrosh në plehra.

Zot fale se nuk di se çfarë thotë!

Reagimi i Ramës, në rastin më të mirë është për të ardhur keq!

Rama, që vetë firmos dhe vetë vulos pranon faktin që jemi në plehra, duke harruar që është prej rreth 10 vitesh në krye të qeverisë.

Të falësh 3.8 miliardë euro, në këmbim të pothuaj asgjëje, nuk eshtë të qëndrosh në plehra!

Durrsakët kanë treguar ndër vite, që nuk e hanë sapunin për djathë!

Ky qytet ka histori, emocion, trashëgimni, vlera të pamatshme dhe të patjetërsueshme, ndaj nuk e di me çfarë kandari e ke peshuar?!

Për ata, që e duan dhe e jetojnë këtë qytet, Durrësi nuk ka vetëm vlerë parash dhe kullash!

Të mendosh që mburret si durrsak dhe që përfaqëson Durrësin në Parlament!!!

Shtëpia jote nuk ka çmim, me të as bëhet tregti dhe as shitet lirë!

Porti i Durrësit është i durrsakëve dhe i shqiptarëve!

O me portin në shtëpi, o larg Durrësit me gjithë qeveri!”, shkruan Cara.

Reagimi i Ramës më herët:

“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon, i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra”.

 

Të fundit