Flash News

Ditari i Opozitës

Igli Cara takim në zonat e dëmtuara në Durrës: Kërkesat e banorëve drejtuar institucioneve bien në vesh të shurdhët

Igli Cara takim në zonat e dëmtuara në Durrës: Kërkesat

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka zhvilluar takime me qytetarë të zonave të dëmtuara nga tërmeti në këtë qytet.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai shprehet se  qytetarët janë të gatshëm të heqin dorë nga bonusi i qirasë që nuk marrin prej dy muajsh nga Bashkia e Durrësit, vetëm që të rikthehen sa më shpejt në banesat e tyre.

Cara shtoi se familjet e lagjes 12 të Durrësit janë peng i bashkisë sepse janë ende në pritje që të bëhen lidhjet për energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë.

POSTIMI NË FACEBOOK:

Të gatshëm për të hequr dorë nga bonusi i qirasë që nuk marrin prej dy muajsh nga Bashkia e Durrësit, vetëm që të rikthehen sa më shpejt në banesat e tyre.

Në pritje që të bëhen lidhjet për energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë, këto familje në lagjen numër 12 të qytetit mbeten peng i Bashkisë së Durrësit.

Kërkesat e përsëritura të këtyre banorëve, drejtuar institucioneve përkatëse prej kohësh bien në vesh të shurdhët.
Në 14 maj bëhemi bashkë! Për familjen, për Durrësin! Qyteti je ti!

Të fundit