Flash News

Ditari i Opozitës

Ikja e shqiptarëve, Dashamir Shehi: Nuk është më çështje buke, por mungese sigurie dhe mundësish

Ikja e shqiptarëve, Dashamir Shehi: Nuk është më

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar fenomenin e ikjes së shqiptarëve nga viti në vit.

I ftuar në Open, Shehi thotë se lëvizjet migratore janë pasojë jo më e nevojës për bukë, por e mungesës së sigurisë, shërbimeve dhe mundësive për tu rritur në karrierë pa lidhje politike.

“Tani drama migratore është se nuk është vetëm çështje e buke por e shtetit në përgjithësi, mund të kemi bukën, por nuk kemi siguri.

Mund të jenë çift doktorësh që fitojnë njëlloj si jashtë por e dinë që shërbimet nuk janë njëlloj që sistemi arsimor nuk është i njëjtë për fëmijët e tyre.

Dëgjojmë vrasje përditë, nuk ka siguri dhe për herë të parë njeriu mendon për kokën e vetë pastaj paratë. Ata që janë më të emancipuar që duan të bëjnë karrierë, e shohin që pa parti nuk bën dot karrierë. Sistemi i drejtësisë është në nivel e dimë të gjithë se ku është. Ka një sërë faktorësh që shqiptarët largohen”, tha Dashamir Shehi.

 

Të fundit