Flash News

Ditari i Opozitës

Iku nga Kongresi pas 32 vitesh, Basha mesazh për Eliot Engel: Ishte një avokat i palëkundur

Iku nga Kongresi pas 32 vitesh, Basha mesazh për Eliot Engel: Ishte

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për Eliot Engel, i cili u largua pas 32-vjetësh nga Kongresi amerikan.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Basha vlerëson Engel për kontributin e çmuar që ka dhënë për çështjet që lidhen me njohjen e Kosovës si dhe për Shqipërinë, duke e cilësuar si një avokat të palëkundur.

 “Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende”, shkruan Basha.

Iku nga Kongresi pas 32 vitesh, Basha mesazh për Eliot Engel: Ishte

 

Të fundit