Flash News

Ditari i Opozitës

Ilaç apo dëm për PD? Ristani dhe Xhaferaj debat për lëvizjen e Berishës 

Ilaç apo dëm për PD? Ristani dhe Xhaferaj debat për

Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani e ka cilësuar lëvizjen e ish kryeministrit Sali Berisha si e të domosdoshme për Partinë Demokratike.

Duke debatuar me deputetin Ferdinand Xhaferaj në në Politiko në Top Neës, Ristani thotë se Foltorja erdhi pasi PD është drejtuar nga një kryetar që e coi partinë nga humbja në humbje.

“Problemi është këtu: a i duhet Partisë Demokratike sot kjo lëvizje? A ka probleme sot Partia Demokratike me një kryetar që e çoi nga humbja në humbje dhe e la për 12 vite në opozitë?”, tha ai.

Ferdinand Xhaferaj e kundërshtoi dhe tha se kjo është zgjidhja e gabuar. Sipas tij, ka probleme të mëdha, por lëvizja e Berishës, sipas tij nuk është zgjidhja e këtyre problemeve.

Sipas Xhaferajt, edhe SHBA ka shpresë të Partia Demokratike. “Edhe Berisha organizoi foltore në SHBA, sepse e dinë rëndësinë e SHBA në politikën shqiptare”, u shpreh ai.



Të fundit