Flash News

Ditari i Opozitës

Ilir Meta zgjedh drejtorin e kabinetit

Ilir Meta zgjedh drejtorin e kabinetit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur Eriol Brahimllari si drejtor kabineti. Meta shpreh bindjen se ai do t’i përmbushë objektivat e PL-së, kryesisht ato për të rinjtë.

Eriol Brahimllari ka mbajtur më herët postin e Sekretarit për Politikën e Jashtme në LSI. Gjithashtu ka qenë shef kabineti i Monika Kryemadhit.

“Kënaqësi të konfirmoja sot z.Eriol Brahimllari si Drejtor të Kabinetit tim. Besoj se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe në veçanti në politikat tona për përfshirjen e rinisë dhe mbështetjen e familjeve të reja”, shkruan Meta.

Të fundit