Flash News

Ditari i Opozitës

“I.M., bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit”, zëdhënësi i Metës hedh poshtë pretendimet: Të hapen dosjet!

“I.M., bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit”,

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi ka hedhur poshtë pretendimet se, politikani i nivelit të lartë me inicialet I.M., që ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit është Ilir Meta.

Ai e konsideron tendencioze, që vetëm një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë, Autoriteti i Dosjeve i kërkoi Kuvendit të ndryshojë ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit”.

“Mos e lodhni kot Kuvendin me këtë punë, se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë”, shkruan Blushi.

Më tej, ai ironizon duke thënë se, “latë nam me patronazhistët e sotëm ju që paskeni merakun e ‘patronazhistëve’ të komunizmit”.

Blushi i bëri thirrje Autoritetit të Dosjeve që të bëjë publike çdo dosje apo informacion të Sigurimit të Shtetit.

Të fundit