Flash News

Ditari i Opozitës

Ina Zhupa tregon pse iu bashkua Kuvendit Kombëtar: Jam për një proces bashkimi

Ina Zhupa tregon pse iu bashkua Kuvendit Kombëtar: Jam për një

Deputetja demokrate Ina Zhupa mori pjesën në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit e thirrur nga Grupi i Rithemelimit.

Në një lidhje për studion e “Opinion”, Zhupa ka listuar arsyet se pse vendosi t’i bashkohet Kuvendin të PD-së, duke theksuar se personalisht është pro një procesi bashkimi. Zhupa e konsideroi praninë e saj në Kuvend të vështirë, duke marrë parasysh ndarjen që është bërë mes deputetëve.

“Unë kam vendosur që t’i bashkohesha Kuvendit të 30 Prillit sepse aty ishin demokratët, aty ishin demokratë edhe të degës time të cilët ma kërkuan këtë gjë. Midis atyre që ndodhën në Dhjetor dhe këtij Kuvendi ishin zgjedhjet e 6 Marsit që na paraqitën pak a shumë konfigurimin e opozitës. Dhe së treti mendoj që të ndarë do bëjmë atë që bëmë më 6 mars, për vendin e dytë dhe të tretë. Kam shkuar atje për të dhënë shembullin tim që jam për një proces bashkimi, por nuk është akt final. Në bazë, në degën time ka një ndarje ku ka ende të papërfaqësuar brenda një grupimi që qëndronte me Kuvendin e 18 Dhjetorit ku bëj pjesë edhe vetë. Prania ime në kuvend ishte e vështirë në të gjitha aspektet”, u shpreh Zhupa.

 

Të fundit