Flash News

Ditari i Opozitës

Kriminaliteti në vend, Balliu: Qeveria bashkëpunon me krimin e organizuar, efektivët janë inkriminuar

Kriminaliteti në vend, Balliu: Qeveria bashkëpunon me krimin e

Shefi i Organizimit të PD-së, Klevis Balliu, teksa komentoi ngjarjet e fundit kriminale në vend e cilësoi situatën aktuale të vendit dramatike.

Në një lidhje për Ora News, Balliu u shpreh se arsyeja e mbërritjes në këtë pikë, është prishja e hierarkisë institucionale që qeveria bëri, si edhe bashkëpunimi i saj me krimin e organizuar.

“Vendi është në një situatë dramatike. Arsyeja se përse pushteti i bandave dhe i krimit të organizuar sot është në rritje është pasi qeveria arriti të shkatërroj hierarkinë institucionale të policisë së shtetit. Një arsye themelore është bashkëpunimi i kësaj qeverie me krimin e organizuar, në veçanti në qytete si Durrësi, Tirana, Shkodra, Dibra, ku janë evidentuar grupe mafioze të njohura dhe eksponentë të lartë të krimit të organizuar”, tha Balliu.

Ai u shpreh se një tjetër problem është edhe inkriminimi i policisë vendore, ku përmendi rastet e dështimit të operacioneve për shkak të dekonspirimit nga efektivët.

“Problemi në vendin tonë, lidhet me inkriminimin e policisë vendore. Sot policë të ndershëm të policisë së shtetit e kanë të pamundur të besojnë informacionin kolegëve të tyre. Ka plot raste që operacionet e policisë së shtetit dështojnë dhe arsyeja është dekonspirimi që bëhet nga brenda policisë”, u shpreh Balliu.

Të fundit