Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët, Këlliçi: Dëshmitarët kanë pasur probleme me memorien, nuk dinin ku kishin shkuar 21 mln €

Inceneratorët, Këlliçi: Dëshmitarët kanë pasur

Deputeti Belind Këlliçi ka folur për çështjen e inceneratorëve, ndërsa pritet që në Komisionin Hetimor këto ditë të dëshmojnë zyrtarët e lartë të qeverisë.

Sa i përket dëshmive të dhëna deri më tani, Këlliçi tha se ka pasur raste nga më të çuditshme dhe këtu përmendi edhe administratorin e inceneratorit të Fierit.  

Ai u shpreh për “A2 CNN” se administratori nuk mbante mend ku kishin shkuar 21 milionë euro. Këlliçi shtoi se kjo çështje ka nxjerrë në pah arrogancën dhe paaftësinë e qeverisë.

“Ka pasur raste nga më të çuditshmet nga dëshmitarët, ka pasur amnezi, kanë pasur probleme me memorien. Për shembull, rasti i administratorit të inceneratorit të Fierit, i cili nuk mbante mend nga kishin shkuar 21 milionë euro që janë në fatura.

Ai tha që nuk i mban mend. Kjo është një aferë në kufijtë e absurdit nga ana e zbatimit të ligjit. Kjo aferë ka nxjerrë në pah arrogancën dhe paaftësinë e qeverisë”, tha Këlliçi.

 

Të fundit