Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët, Kryemadhi thirret në SPAK

Inceneratorët, Kryemadhi thirret në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është thirrur sot në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Kryemadhi ka dorëzuar padi për këtë çështje dhe ka publikuar vazhdimisht prova se inceneratori i Tiranës, nuk e kryen punën për të cilën paguhet.

Së fundmi ajo nxori në video, duke deklaruar se në Sharrë nuk kryehet procesi i riciklimit. Kryemadhi tha se shqiptarët paguajnë miliona euro dhe se koncesionari nuk e bën punët.

Ajo i bëri thirrje SPAK-ut që të veprojë për të ndaluar pagesat që qeveria jep ndaj inceneratorit të Tiranës ku transportohen mbetje edhe nga bashkitë e tjera.

Hera e fundit kur u paraqit në SPAK ishte në tetor të vitit të kaluar, ku u morn ë pyetje për më shumë se dy orë në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.

 

 

Të fundit