Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët, Tabaku paraqitet në SPAK

Inceneratorët, Tabaku paraqitet në SPAK

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Tabaku është thirrur për të dëshmuar mbi të ashtëquajturën aferë e inceneratorëve.

Tabaku do të japë dëshmi lidhur me inceneratorin e Elbasanit, për të cilëin thuhet se Prokuroria është në mbyllje të hetimeve.

Deputetja pritet të konfirmojë gjetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, që është drejtuar prej saj.

Partia Demokratike ka depozituar disa padi për këtë çështje, ku ka akuzuar zyrtarë të lartë të qeverisë. Sipas opozitës, kjo është një megaaferë.

PD thotë se janë rreth 430 milionë euro taksa të shqiptarëve që janë vjedhur nga kompanitë e inceneratorëve në bashkëpunim me qeverinë.

Të fundit