Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratori i Elbasanit, Kryemadhi: Jam gati të dëshmoj me zë dhe prova

Inceneratori i Elbasanit, Kryemadhi: Jam gati të dëshmoj me zë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilëson skandaloze dhe me urdhër politik që Komisioni Hetimor nuk u lejua të merrte në pyetje komisionin e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit.

Sipas saj, arsyeja për ruajten e sekretit hetimor është qesharake. Teksa ngre një sërë pyetjesh, Kryemadhi thotë hetimi i çështjes së inceneratorëve do të përfundojë me dëshmitarë që nuk dëshmojnë apo që nuk japin informacionet e nevojshme.

“Skandaloze! Me urdhër politik, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk u lejua të merrte në pyetje Komisionin e dhënies me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit me arsyetimin qesharak: Marrëveshje me SPAK (për ruajtjen e sekretit hetimor). Minimumi, Komisioni Parlamentar duhej të informohej: A ka mbivendosje Komisioni Hetimor Parlamentar me SPAK?

Nëse anëtarët e Komisionit kanë lidhur marrëveshje me SPAK, ku është marrëveshja??? Çfarë statusi kanë anëtarët e KOMISIONIT? A kanë të drejtë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të informohen nga SPAK kë duhet të marrin në pyetje dhe kë jo?”-shkruan Kryemadhi.

Kjo e fundit thekson se “Jam në dispozicion të çdo institucioni, për të dëshmuar me fakte, me prova, me zë e me figurë, të vërtetën e kësaj afere”.

Të fundit