Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti gjatë votimit për kryetar dege, PD: Anulohen zgjedhjet në Malësinë e Madhe

Incidenti gjatë votimit për kryetar dege, PD: Anulohen zgjedhjet

Anulohen zgjedhjet në degën e PD në Malësinë e Madhe.

Lajmi është konfirmuar nga vetë PD me anë të një njoftimi zyrtar, pas incidentit të shënuar gjatë procesit të votimit, pasi kutia e votimit është thyer ndërsa janë djegur edhe disa fletë votimi.

Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale, është vënë në dijeni të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur sot, gjatë procesit të votimit për kryetar të degës, në degën Malësi e Madhe të Partisë Demokratike.

Ndërkohë që Komisioni ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe, ai është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.

Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike”, thuhet në reagimin e PD.

Në garë në këtë degë janë tre kandidatë, Isa Ramaj, Fredi Sterkaj dhe Mimoza Rexhvelaj.  

Mësohet se ka qenë pikërisht Rama, ai i cili ka patur pretendime për disa parregullsi, ndaj dhe është shënuar incidenti në fjalë.

Të fundit