All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Incidenti në komisionin e Medias, Vokshi: Cdo deputet që keqpërdor mandatin për interesa të Rama – Basha, duhet refuzuar

All - Paragraf - 1

Incidenti në komisionin e Medias, Vokshi: Cdo deputet që

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas incidenteve të shënuara sot në komisionin e Medias, ku deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi u përplasën me deputetet që mbështesin Bashën, Flutura Açka dhe Merita Bakiu.

All - Paragraf - 3

Vokshi shkruan në rrjetet sociale se cdo deputet që keqpërdor mandatin për interesa të Rama – Basha, duhet refuzuar. 

“Deputet nuk je prej gjinisë, por sepse përfaqëson votat e qytetarëve që kanë votuar Partinë Politike ku aderon/aderoje.  

Deputeti, ditën e parë betohet mbi Kushtetutë për të mbrojtur në parlament interesat e qytetarëve që kanë besuar e votuar programin e Partisë. Në asnjë rast Deputeti nuk duhet të keqpërdorë mandatin për interesa te marrëveshjeve të okulte për hesap të Edi Ramës, që bien ndesh me interesat e demokrateve apo votuesve të PD.

Cdo deputet (grua/burrë) që keqpërdor mandatin për interesa të ciftit Rama – Basha, duhet refuzuar në të njëjtën mënyrë sic refuzohet Edi Rama. Boll me deklaratat gjoja për dhunë ndaj grave, kur një popull i tërë po dhunohet çdo ditë nga nxitësi kryesor i dhunës Edi Rama”, shkruan ajo.

 

Të fundit