Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti në protestë/ Berisha për BILD: Sulm ndaj opozitës shqiptare, BE të kuptojë rrezikun ‘Rama’

Incidenti në protestë/ Berisha për BILD: Sulm ndaj opozitës

Partia Demokratike thirri dje protestë në një kohë kur paralelisht mbahej edhe Samit BE-Ballkani Perëndimor me liderët e unionit dhe rajonit.

Gjatë marshimit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kryedemokrati u godit nga një i infiltruar në mesin e protestuesve. Agresori u neutralizua nga truprojat dhe qytetarët, ndërsa Berisha mori disa dëmtime të lehta në fytyrë.

Kryetari i PD-së ka folur për gazetën prestigjioze gjermane “BILD” ku ka rrëfyer se nuk ishte vetëm një sulm ndaj tij, por ndaj gjithë opozitës shqiptare. Berisha u shpreh se nuk mund të quhet rastësi dhuna ndaj tij në ditën e Samitit.

“Nuk ishte vetëm një sulm ndaj meje, por ndaj gjithë opozitës në Shqipëri. Vështirë se mund të jetë rastësi që kundër meje dërgohet një bandit teksa kancelari gjerman po takohet me kreun e qeverisë sonë mafioze në Tiranë. Është koha që BE të kuptojë se sa i rrezikshëm është Edi Rama”, ka thënë Berisha për “BILD”.

Të fundit