Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti në protestë, Këlliçi: Uroj që pas tij të mos fshihet Rama

Incidenti në protestë, Këlliçi: Uroj që pas tij

Deputeti Belind Këlliçi ka marrë fjalën në protestën që opozita po mban në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai dha një mesazh, duke u ndalur te incidenti që ndodhi në nisje të protestës, ndërsa u shpreh se është mirë që pas tij të mos fshihet Edi Rama.

“Është momenti që ta dëgjojnë të gjithë Europianët që janë në Samit me Edi Ramën. ‘Rama ik’! Këto janë shqiptarët e vërtetë. Uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh ti. Në 12 nëntor je shpallur armik në shesh para shqiptarëve. Uroj që pas incidentit të mos jesh ti apo levat e tua. Për këtë që ka ndodhur sot do t;i shkojmë deri në fund”, tha ai.

 

Të fundit