Flash News

Ditari i Opozitës

Indrit Hoxha rendit “5 punët e para” në Bashkinë e Vorës: Do ta nxjerrim nga falimentimi

Indrit Hoxha rendit “5 punët e para” në Bashkinë e

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka renditur 5 punët e para që e presin Bashkinë duke filluar nga 15 maji.

Hoxha shkruan në Facebook, se do ta nxjerrin bashkinë nga falimentimi, do të ulët taksat me 50% për biznesin e madh dhe me 80% për biznesin e vogël.

Po ashtu, Hoxha shkruan se do të bëhet një riurbanizimin i bashkisë dhe do të fillojë puna për ndërtimin e një nënkalimi 500 metra në Vorë.

“5 Punët e para ne Bashkinë Vorë nga 15 maji

Nxjerrim bashkinë nga falimentimi.

Ndërtimin e sistemit te bashkisë për 24 orë ujë të pijshëm për çdo familje te bashkisë Vorë.

Ulje 50% e taksave për biznesin e madh dhe atë VIP dhe 80% për biznesin e vogel.

Riurbanizimi i Bashkisë Vorë dhe zhvillimi ndërtimit.

Super puna për nënkalimin 500 metra ne Vorë bashkimi i qytetit nga dy anët e autostradës dhe zhvillimi i qytetit, ta bëjmë Vorën te banueshme”, shkruan Hoxha.

Të fundit