Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Integrimi i vendit në BE, Meta nga burgu: Rama tregon hipokrizi mbi grupkapitujt
Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me grupkapitujt për integrimin europian të Shqipërisë.
Meta e cilëson këtë ekzaltim si një tregues të qartë të hipokrizisë dhe papërgjegjshmërisë së Ramës dhe bandës së tij të “Rilindjes”, e cila, sipas tij, ka bllokuar integrimin e vendit për një dekadë të tërë.
Meta rikujton se Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit në vitin 2006, përpara se Malin e Zi, Serbinë dhe vendet e tjera ta bënin këtë, duke theksuar se ato hapën negociatat në vitet 2012 dhe 2014 dhe ndodhen në një stade shumë më të avancuar, pavarësisht problemeve të tyre me Gjykatat Ndërkombëtare dhe konflikteve etnike.
POSTIMI I ILIR METËS:
Ekzaltimi fals i Kryeministrit Rama për grupkapitujt, pasi e bllokoi integrimin europian të vendit për një dekadë është tregues i hipokrizisë dhe papërgjegjshmërisë të tij dhe bandës së “Rilindjes” për këtë proces që duhej të ishte përmbyllur prej kohësh.
Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit më 2006, para Malit të Zi, Serbisë dhe vendeve të tjera, që e nënshkruan atë vite më pas.
Ndërkohë ato i çelën negociatat më 2012 dhe 2014 dhe janë në një stad shumë më të avancuar edhe pse kishin problem me Gjykatat Ndërkombëtare dhe konflikte ndëretnike.
Ndërsa Shqipëria ka patur e ka vetëm një problem, kapjen e shtetit nga mafia dhe sidomos kapjen e drejtësisë, e cila nga një reformë me 140 vota, përfundoi me 69 vota dhe betime gjyqtarësh te noteri te Lana.
Ndaj indekset e drejtësisë janë më zi se Vietnami komunist apo Bjellorusia e Lukashenkos. Ky zhvillim edhe pse shumë i vonuar është vetëm për arsye gjeopolitike dhe se s’mund të vazhdojë më shumë.
Ndërsa premtimi solemn se brenda tre vitesh do mbyllen negociatat është fiks si premtimi i mbajtur para ardhjes në pushtet të “Rilindjes” për “shëndetësinë falas” apo premtimi se brenda një mandati do zgjidhej problemi i ujit të pijshëm në të gjithë vendin.
Beteja e Partisë së Lirisë dhe opozitës të vërtetë kundër kapjes së shtetit dhe rikthimit të llogaridhënies do të zhbllokojë edhe procesin e integrimit europian.