Flash News

Ditari i Opozitës

Integrimi në BE, Meta: Pse qeverisë i intereson një proces i ngadaltë

Integrimi në BE, Meta: Pse qeverisë i intereson një proces i

Kreu i PL, Ilir Meta thekson se procesi i integrimit në Europë nuk ka ecur përpara pasi qëllimi i Qeverisë nuk është europianizimi i vendit.

Duke folur nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL, Meta tha se qeverisë Rama i intereson një proces i ngadaltë që i jep mundësinë për pasurimin e tejskajshëm.

Meta: Kjo situatë ekonomike po thellon në mënyrë kritike varfërinë dhe po polarizon shoqërinë shqiptare duke thelluar hendekun mes të pasurve dhe të varfërve.

Ne angazhohemi për një model ekonomik, që stimulon iniciativën dhe tregun e lirë, konkurrueshmërisë dhe mirëqenie për të gjithë, pasi vëmendja e Qeverisë nuk qëndron tek kosto e jetesës së qytetarëve, as tek qëndrueshmëria e ekonomisë dhe përfshirja sociale.

Qëllimi i vetëm i Qeverisë është të zhvatë qindra milion euro përmes korrupsionit dhe vjedhjes së taksave, që të blejë zgjedhjet, mediat dhe drejtësinë.

Prandaj edhe procesi i integrimit në Europë nuk ka ecur përpara pasi qëllimi i Qeverisë nuk është europianizimi i vendit dhe integrimi në BE, por një proces i ngadaltë që i jep mundësi Qeverisë dhe drejtuesve të saj të vazhdojnë pasurimin e tejskajshëm në kushtet e paligjshmërisë.

Të fundit