Flash News

Ditari i Opozitës

Intervista e Ahmetaj/ Vasili: ‘Ushtarë’ e Ramës ditën e djeshme i vunë shputë gojës

Intervista e Ahmetaj/ Vasili: ‘Ushtarë’ e Ramës ditën

Pas intevistës së dytë nga Arben Ahmetaj ka reaguar edhe deputetit i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili shkruan se mediat e portalet ‘ushtarë’ të Edi Ramës të cilët nuk lënë broçkull e pa thënë dikur, ditën e djeshme i vunë shputë gojës.

Postimi i Plotë:

Ahmetaj paska thene te verteten, kuptohet nga embargua mediatike!

Mediat, portalet, qe nuk lene thashetheme lajme nga me idiotet pa dhënë i paska shpallur embargo mediatike pohimeve te Ahmetajt.

Hajde media e " pavarur" hajde.

I paska bere media e portale Edi Rama si ushtaret qe me nje urdher mbyllen gojen te gjitha.

Edhe keta qe nuk lene broçkull te Edi Rames pa dhëne tani i kane vene shtupë gojes.

Dhe bejne gjoja sikur hedhin lajme pastaj e ne fakt japin vetem genjeshtrat e qeverise.

Dikur keta jepnin nje tufe me lajme perdite per Ben Ahmetajn kur ishte zv.kryeminister dhe e paraqisnin superstar, ndersa tani qe e shpalli Rama armik, po keto media bejne embargo totale si Zeri Popullit dikur, kur goditeshin armiqte e klases.

Dhe i thone vetes media e gazetare, keta jane thjesht supaxhinj, qe hane nga kazani i supes se Edi Rames.

Media me qesharake dhe me te legenosura nuk gjen ne bote.

Ahmetaj paska thene plotesisht te verteten, e kuptuam qarte nga mediat qe jane te sikletosura e sekelldisura njelloj si Edi Rama dhe s'jua mban te hedhin asnje rresht per deshmi, qe ne çdo vend tjeter ne Ballkan e Europe do trondiste mediat

Po s'kane faj mediat, se jane te zena se po kerkojne armiqte e brendshem dhe te jashtem, qe po sabotojne turizmin e Edi Rames!

Të fundit