Flash News

Ditari i Opozitës

Intervista e Ahmetajt, Nesho: Goditje shumë e rëndë, çdo qeveri duhet të kishte rënë

Intervista e Ahmetajt, Nesho: Goditje shumë e rëndë, çdo

Nënkryetari i PL-së, Agim Nesho ka folur për intervistën dhe dëshminë e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, i cili akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për kërcënime me jetë ndaj tij dhe aferën e inceneratorëve.

Nesho tha për Syri TV se kjo intervistë kishte një rëndësi të jashtëzakonshme sepse u dëgjuar si ishte dhe si funksiononte nga brenda qeveria, kush ishte padrinoja i saj.

Nesho: Kjo intervistë kishte një rëndësi të jashtëzakonshme sepse u dëgjuar si ishte dhe si funksiononte nga brenda qeveria, gjithë problematikën e saj, kush ishte padrinoja i qeverisë, si sillej me njerëzit dhe bashkëpunëtorët e tij dhe këtu kjo intervistë ka këto vlera sepse atë kontribut të opoztiës për 10 vjet, që për të gjithë ne ishin të qarta shumë nga problematikat, shumë nga çështjet që merren me aferat korruptive, si inceneratorët e Tiranës sidomos, të gjithë Shqipërisë në Fier, Elbasan por edhe afera e Durrësit, PPP-të dhe afera të tjera funksiononin në një formë korruptive dhe kjo qeveri nuk ndalej sepse kishte krijuar strukturën kriminale të saj.

Kjo ishte një goditje shumë e rëndë, një goditje nga të cilat nuk mund të tolerohen dhe çdo qeveri duhej të kishte rënë, aq më tepër që vetë opinioni publik duhej të kishte reaguar.

Të fundit