Flash News

Ditari i Opozitës

Intervista e Ahmetajt, Salianji: Duhet t’i kishte thënë të vërtetat në publik para arratisë

Intervista e Ahmetajt, Salianji: Duhet t’i kishte thënë të

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji komentoi intervistën e ish numrit 2 të qeverisë Arben Ahmetajt ndonëse është në kërkim ndërkombëtar.

I ftuar në Syri Tv, Salianji shprehet se Ahmetaj duhet të ishte prononcuar për këtë çështje përpara drejtësisë kohë më parë.

“Deputetët, ministrat dhe të përfshirët në krim në këtë vend duhet të flasin përpara se të shkojnë në thertore. E folura e tanishme e Arben Ahmetajt nuk është e dalë nga përgjegjësia. Ka qenë numri 2 i qeverisë, ka qene një ndër ministrat më jetëgjatë të qeverisë së Edi Ramës, mesa duket një prej njerëzve që është përfshirë për llogari të Edi Ramës në afera korruptive. Të gjitha këto që thotë sot duhet ti kishte thënë para organit të drejtësisë, duhet t’i kishte thënë të vërtetat e tij në publik para se të shkonte në logjikën e arratisë.

Fakti që dikush e thyen kodin e heshtjes, kjo është për tu parë. Pavarësisht gjithë përgjegjësisë që ka Ahmetaj në raport me abuzimet që janë bërë në këtë vend  duhet ta bëjë qeverisë shqiptare që të reagojë.

Fakti që një prej tyre po tregon tashmë të vërteta që ne i kemi thënë prej vitesh në publik, dhe një pjesë prej tyre të cilat janë vërtetuar nga SPAK, pjesa tjetër që e ndan drejtësinë apo njerëzit në këtë vend në të prekshëm dhe të paprekshem e bën që të jetë një gjë e vlefshme.

Ajo që duhet thënë është, a jemi në kushtet kur drejtësia godet vetëm ata persona që nuk kanë marrëdhënie të mira me Ramën? Apo jemi në gushte ku drejtësia po vendon përpara përgjegjësisë të gjithë personat penale pavarsisht funksionit apo pavarsisht logjikës”, tha Salianji.

 

Të fundit