Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Investigimi i RAI3, zbardhet kërkesa e PD për debat në Kuvend: Në rrezik stabiliteti

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për mocion me debat, pas publikimit të pjesës së dytë të investigimit të emisionit ‘Report’, në RAI3.
Në shkresë, Bardhi i kërkon kryeparlamentares Lindita Nikollës “zhvillimin e një mocioni me debat mbi lidhjet e politikës me krimin dhe masat që duhen ndërmarrë për shkëputjen përfundimtare të këtyre marrëdhënieve, që po minojnë demokracinë dhe vendosin në rrezik stabilitetin e vendit”.
Sipas Bardhit, në pjesën e dytë të emisionit investigativ “Report” në RAI 3 u paraqitën fakte se si kryeministri Edi Rama kishte pritur dhe takuar njerëz të skeduar për rekordet e tyre kriminale, të cilët më pas ishin përfitues të lejeve apo kontratave publike.
Sipas tij, keto fakte provojnë se sa thellë ka depërtuar krimi në jetën politike të vendit, duke u shndërruar në një kërcënim serioz për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.
Kërkesa:
Drejtuar:
Znj. Lindita NIKOLLA Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë
Znj. Kryetare e Kuvendit.
Në legjislaturën parlamentare 2013-2017, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike denoncoi me forcë individët me rekorde kriminale, të cilët me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste, ia kishin dalë të penetronin në nivelet më të larta drejtuese të shtetit, duke u zgjedhur deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë bashkiakë apo duke u emëruar në funksione të larta publike. Si rezultat i këtyre denoncimeve dhe reagimit të fortë ndërkombëtare, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen. emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili kishte për qëllim ndërprerjen e mandateve që kishin fituar individët me rekorde kriminale dhe t’iu pamundësonte këtyre të fundit që të zgjedheshin apo emëroheshin në funksione publike në të ardhmen.
Por, pavarësisht kësaj përpjekjeje që largoi 597 funksionarë publikë nga detyra në periudhën 2016-2023, përkatësisht 9 deputetë. 8 kryetarë bashkie, 38 këshilltarë lokalë, 261 nëpunës civilë dhe 281 punonjës të tjerë të niveleve të ndryshme, kontrata e politikës me krimin vazhdoi të ishte aktive, duke marrë forma të tjera. Ish-funksionarët e larguar nga dekriminalizimi vazhduan të mbeten figura të rëndësishme në forcat e tyre politike. Siç rezulton nga raportet e organizatave të shoqërisë civile, në fushatat elektorale pati të dhëna të shumta se individët partiakë, që kanë humbur mandatin parlamentar ose postet ekzekutive për shkak të ligjit të dekriminalizimit, janë aktivë dhe madje drejtues kryesorë të shtabeve elektorale. Këta individë në bashkëpunim edhe persona të tjerë me rekorde kriminale, përdorin paratë e fituara nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme, përfshirë krime të rënda në vendet e BE- së. Mbretërisë së Bashkuar, vendet e Amerikës Latine, apo veprimtari korruptive nëpërmjet tenderave publikë në Shqipëri, për të blerë mbështetje politike për kandidatë apo subjekte të caktuara politike.
Mbështetja që individët me rekorde kriminale i japin kandidatëve apo partive politike nuk vjen aspak falas. Përkundrazi. Kontrata me krimin dikton detyrimin e funksionarëve që zgjidhen a emërohen në funksione publike, që më pas të krijojnë lehtësira për kompanitë e këtyre individëve apo familjarëve të tyre, për të përfituar tendera publikë, konçesione, leje, liçenca dhe favorizime të ndryshme nga paratë apo pasuritë e taksapaguesve shqiptarë. Në disa raste këta individë rezultojnë të përfshirë drejtpërdrejtë si pronar apo administrator të këtyre kompanive.
Një pjesë e përfitimeve që krimi përfiton nga politika ia kthen asaj më pas në zgjedhjet e ardhshme politike, Raportet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë OSBE/ODIHR, flasin për lumenj parash që kalojnë të pakontrolluara nëpër duart e kryetarëve të partive dhe kandidatëve të tyre gjatë proçeseve zgjedhore. Një tjetër formë që krimi ka zgjedhur për të vazhduar të ruajë pozicione e saj të forta në politikë, është edhe vendosja në listat e kandidatëve të personave anonimë, miq apo të njohur të tyre. Për shkak të mbështetjes nga krimi, këta individë ia kanë dalë të marrin më shumë vota se politikanë me karrierë të gjatë politike, si ish-kryeministra, ish-ministra, ish-kryebashkiakë, ministra dhe deputetë në detyrë.
Hetimet e kryera nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, veçanërisht në kuadër të operacionit “Metamorfoza” kanë dëshmuar se individë të larguar nga postet publike nga dekriminalizimi, familjarë dhe miq të tyre, kanë krijuar grupe të strukturuara kriminale, me shtrirje dhe bashkëpunim të gjërë në të gjithë territorin e vendit. Këto grupe kanë lidhje të forta politike dhe në strukturat më të larta drejtuese, të cilat i përdorin me qëllim vijimin e aktiviteteve të tyre kriminale. përkatësisht kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimin e parave që vijnë nga aktivitete kriminale dhe korruptive, vrasjen e kundërshtarëve të tyre etj. Pikërisht, grupet e dala nga përgjimet e siguruara nga SPAK në kuadër të operacionit “Metamorfoza” kanë shërbyer si shtabet elektorale të Partisë Socialistë në Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë. Durrës, Tiranë, Vlorë etj. Unike jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por ndoshta edhe më gjërë, është rasti i dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Rrahman Rraja, që kishin organizuar grupe vrasësish me qëllim eleminimin fizik të njëri-tjetrin apo familjarëve të tyre.
Por, krahas hetimeve të kryera nga SPAK, të cilat janë në vazhdim dhe pritet që në ditët në vijim të hedhin akoma edhe më shumë dritë mbi kontratën e politikës me krimin, mediat ndërkombëtare kanë raportuar në mënyrë të përsëritur lidhjet e forta të politikaneëve shqiptare me grupe kriminale. Në përgjimet e Antimafias Italiane të Katanzaros përmendej shprehimisht emri i kryebashkiakut të Tiranës.
Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, si dy pika kontakti për të siguruar leje ndërtimi për pastrimin e parave. Po ashtu në përgjimet e publikuara nga media gjermane BILD dolën telefonatat e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrave Tahiri dhe Gjiknuri, ish-kryebashkiakut Dako me individë të përfshirë në veprimtari kriminale, të cilët ishin angazhuar në fushatat elektorale në Dibër dhe Durrës. Emri i kryeministrit Edi Rama ka dalë edhe në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë, ku u arrestuan 40 persona për trafik ndërkombëtar droge nga autoritetet e drejtësisë belge. Në pjesën e dytë të emisionit investigativ “Report” në RAI 3. u paraqitën fakte se si kryeministri Edi Rama kishte pritur dhe takuar njerëz të skeduar për rekordet e tyre kriminale, të cilët më pas ishin përfitues të lejeve apo kontratave publike. Ish-numri dy i qeverisë Rama do të dëshmonte se ka parë me sytë e tij grupet kriminale të Dibrës, Durrësit dhe Elbasanit të takoheshin me kryeministrin, me të cilët pastronte paratë nëpërmjet lejeve të ndërtimit. Ndërkohë që në një artikull të publikuar ditën e sotme po nga media gjermane BILD thuhet se Shqipëria është shndërruar në epiqendrën e mafies evropiane të kokainës, me lidhje në nivelet më të larta të politikës në Shqipëri, ku emri i kryeministrit dhe vëllait të tij përmenden shprehimisht si të përfshirë.
Faktet e mësipërme provojnë se sa thellë ka depërtuar krimi në jetën politike të vendit, duke u shndërruar në një kërcënim serioz për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Kriminalizimi i jetës politike dëmton rëndë besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe përbën një regres të theksuar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me partnerët e saj ndërkombëtarë. veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Qytetarët shqiptarë duan dhe meritojnë politikanë me integritet të lartë, pa rekorde kriminale në të kaluarën e tyre dhe pa kontaktë me elementë të krimit të organizuar. Është absurde të mendohet që një gjyqtar a prokuror shkarkohet nga detyra nëse ka kontakte me element të krimit të organizuar, ndërsa një deputet, ministër a kryetar bashkie jo vetëm nuk mund të vazhdojë qetësisht detyrën e tij. por mund të mbështetet të këta individë për të garantuar fitoren e një mandati të ri. Prandaj. duke pasur parasysh sa më lart, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, në mbështetje të nenit 98, pika 1. të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkoj zhvillimin e një mocioni me debat mbi lidhjet e politikës me krimin dhe masat që duhen ndërmarrë për shkëputjen përfundimtare të këtyre marrëdhënieve, që po minojnë demokracinë dhe vendosin në rrezik stabilitetin e vendit.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE KRYETARI
Gazment BARDHI



Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38