Flash News

Ditari i Opozitës

Ironia e fortë e deputetit demokrat: S’ka më as çifte bam, as zagarë ham, por vetëm hashash me nam!

Ironia e fortë e deputetit demokrat: S’ka më as çifte

Deputeti i PD, Saimir Koreshi nuk i ka kursyer ironitë në fjalimin që mbajti sot në Kuvend.

Deputeti theksoi se në vend po kërcet kallashi në ditën për diell, sepse sipas tij, kësaj qeverie nuk i dhimbsen njerëzit, ndërsa ironizoi edhe situatën e kanabizimit të vendit.

“Shpresoj që me veshjet me pantallona të shkrutra, e shapka me gisht, të keni mundësi të na ndiqni edhe ju që keni shkuar me pushime në plazh. Ministrja foli, por më mori vajza 3 vjet e gjysmë dhe më tha “sa mirë i tregonte përrallat ajo teta”. Nuk ka më as cifte bam, as zagarë ham, por vetëm hashash me nam.

E them kështu, sepse ju vendosni vetë çdo gjë, nuk pyesni asnjë lloj kategorie, as ekspertë të kësaj fushe, ju i bëni sipas interesit tuaj. Por, komunistët dhe servilët e partisë, s’e kanë ndaluar asnjëherë. Këtu o zotëri kërcet kallashi ditën për diell, sepse qeverisë juaj nuk i dhimbsen njerëzit, por i dhimbsen rosat, patat e harabelat. Çfarë po bëni o burri i dheut. Keni 10 vite, ku ka deputetë të PS që kërcasin dyfeni mëngjes për mëngjes. Nuk keni bërë asnjë gjë”, u shpreh deputeti.

Të fundit