Flash News

Ditari i Opozitës

Ironia e Ramës për dekoratat, Meta: Impakt elektoral janë PPP-të dhe koncesionet prej miliardash

Ironia e Ramës për dekoratat, Meta: Impakt elektoral janë

Presidenti Ilir Meta ka komentuar së fundmi dhënien e dekoratave, pas akuzave ironike nga kryeministri Edi Rama.

Teksa ka qenë i ftuar në "Syri TV", Meta është shprehur se është detyra e tij si president të nderojë heronjtë.

Më tej kreu i shtetin shtoi se dekoratat janë bërë pas konsultimeve me historianë dhe personalite, teksa ka theksuar se qeverinë e shqetëson përpjekja për të investuar të atdhedashuria.

Gjithashtu Meta u ndal tek marrëveshja e 5 qershorit, për prishjen e së cilës deklaroi se do të ketë pasoja të paimagjinueshme.

“Është detyra e presidentit të nderojë heronjtë. Këta duan të zhbëjnë atdheun,” tha ai, duke theksuar se personazhet e dekoruar, nuk ishin nderuar më parë, duke përmendur Avni Rustemin. Kam dekoruar pasi jam konsultuar me historianët dhe personalitet. Impakt elektoral qenkan dekoratat dhe nuk qenkan PPP-të dhe koncesionet prej miliardash?

Ata i shqetëson përpjekja për të investuar të atdhedashuria. I kam bërë të gjitha aktet dhe do i bëj të gjitha. Do bëj të gjitha aktet e një presidenti patriot. Akti më i madh që do të bëj është që bashkë me popullin shqiptar do e fusim pas 25 prillit Shqipërinë në epokën e sundimit përmes referendumeve", Tha Meta.

Të fundit