Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-deputeti Gurakuqi: Për të fituar zgjedhjet në Shkodër, PD të dalë me një kandidat të vetëm. Partisë i duhet lider i ri

Ish-deputeti Gurakuqi: Për të fituar zgjedhjet në Shkodër,

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi shprehet se PD i ka mundësitë që të fitojë zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për bashkinë Shkodër vetëm nëse del me një kandidat të vetëm.

"Qytetarët janë jashtë vendimmarrjes! Janë të ndarë dhe të shkëputur nga interesat e elektoratit. Kualiteti dhe ekspertiza duhet të mbizotërojë në zgjedhjen e kandidatit . Duhet të gjendet një kandidat që bashkon palët, kështu edhe mund të fitoi Shkodra.

Le t’i lënë ngatërresat për një moment të dytë. Jam kundër daljes së të djathtës me kandidat rival, jam për të kapërcyer emrat e njëjtë dhe familjet e njëjta, kjo mbyt demokracinë. Partitë politike nuk shohin interesat e qytetarëve." u shpreh Gurakuqi për Report tv.

Ish-deputeti tha se e ka ndjekur “luftën” brenda PD me shumë trishtim, por siç tha e ka pritur. Demokrati sugjeroi si “shpëtim” një lider të ri për PD.

“Duhet të krijohen konditat për pikasjen e liderit të ri që i takon të djathtës shqiptare për dekadën e tretë të shekullit 21. Liderit që do të marri drejtimi në zgjedhjet ardhshme dhe do të drejtojë qeverinë e qendrës së djathtë drejt procesit të integrimit Evropian. E djathta shqiptare e meriton një lider, për të kryer procesin që PS e ngadalësoi.”, tha ai.

 

Të fundit