Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-deputetja nxjerr videon: Çfarë thoshte Rama për rindërtimin e spitalit të Laçit, sot 50 mijë qytetarë pa shërbim  

Ish-deputetja nxjerr videon: Çfarë thoshte Rama për
Ish-deputetja Dhurata Çupi dhe kryeministri Edi Rama

Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi thotë se qeveria nuk i ka mbajtur premtimet e saj për rindertimin. Ajo ka nxjerrë në rrjetet sociale një video, ku kryeministri Edi Rama thotë se rindërtimi i spitalit të Laçit do të përfundojë me shumë gjasa në pranverën e vitit 2020.

Ajo shkruan se qyteti i Laçit vijon të mbetet pa spital dhe se mbi 50 mijë qytetarë nuk po marrin shërbimin shëndetsor.

"Gënjeshtrat e Edi Ramës dhe Taulant Ballës për rindërtimin pas tërmetit nuk pijnë më ujë.

Sado të përpiqen, ata nuk e ndryshojnë dot faktin se Laçi është pa spital dhe mbi 50 mijë qytetarë nuk marrin shërbim të mirëfilltë spitalor. Sot e kësaj dite, ndërtimi i spitalit ende nuk është tenderuar", shkruan ndër të tjera Çupi.

Të fundit