Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-këshilltari i Bashës: Përqasje e pabesë e Kryetarit pa këllqe, ndjej neveri dhe keqardhje!

Ish-këshilltari i Bashës: Përqasje e pabesë e Kryetarit pa

Ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare në PD, Piro Ahmetaj ka reaguar pas situatës në Partinë Demokratike, të krijuar për shkak të përjashtimit nga kryedemokrati Basha të ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan se në 8 vjet Basha ka shitur dhe ka humbur në mënyrë turpëruese zgjedhjet si dhe ka përdhosur besimin e shqiptarëve.

 “Së pari, në respektin Tuaj, bashkëlidhur gjeni, një pjesë të qëndrimeve mbi keqardhjen dhe neverinë ndaj përqasjes së papërgjegjshme dhe të pabesë të Kryetarit pa këllqe që në 8 vjet jo vetëm ka shitur apo humbur në mënyrë turpëruese zgjedhjet por dhe ka përdhosur besimin e shqiptarëve te pluralizmi dhe vlerat e demokracisë  funksionale si dhe gjithë  !

#Së dyti siç tashmë është e konfirmuar, “arkat me masakrën zgjedhore” ishin vetëm #LOJA cinike në kurrizin e demokratëve sa për të rizgjedhur prap humbësin Kryetar, si dhe ruajtur statusquonë e gardës së kamikazëve rreth kompanisë private të djalit të llastur & veshur me kostum Euroatlantik!

#Nështesë, e ripërsëris se fatmirësisht nuk kam fare lidhje dhe asnjë “mllef personal” ndaj Kryetarit të ish-PD, as ndaj listës së sekserëve të punësuar në Kuvend apo në portalet e familjarëve, që konsumojnë burekë por prodhojnë diare për interesat e kompanisë së falimentuar të LB!

#Nëtëkundërt, mbetem ushtar i atdheut për të kontribuar me përgjegjshmëri dhe përulësi shtetare në rikthimin e #besimit të te familja, siguria, prona dhe vlerat e të djathtës moderne si dhe gjithë ” shkruan Ahmetaj në postimin e tij.

 

Të fundit