Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-ministri dënon heshtjen e Ramës për sulmet serbe në Kosovë: Rajonit nuk i duhet një ‘Ballkan i Hapur’ Vuçiçian

Ish-ministri dënon heshtjen e Ramës për sulmet serbe në

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu dënon heshtjen e Edi Ramës për sulmet serbe në veri të Kosovës.

Ai shton se projektet e Aleksandër Vuçiç të çojnë në konflikt dhe drejt lindjes, duke dënuar përfshirjen e Shqipërinë në nismën “Ballkani i Hapur”.

Sipas Shehut, tensionet nuk janë të papritura, duke theksuar se vijnë pas një retorike të gjatë agresive dhe provokimesh të Vuçiçit.

“Rajonit nuk i duhet nje “Ballkan i hapur” Vucician, por nje Ballkan Europian. Aspak e pa pritur ajo çfare ndodhi mbreme ne veri te Kosoves.

Nje gjendje e paralajmeruar prej nje retorike te gjate agresive, provokacionesh jo vetem e muajve te fundit, te Vuçiç ndaj Kosoves e stabilitetit te Rajonit”, shkruan ish-ministri.

Ky i fundit nënvizon se Rajonit i duhet implementimi i parimeve dhe vlerave perëndimore si garanaci për paqen dhe të ardhmen europiane.

Të fundit