Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-studentja e Dhjetorit përkujton eksodin e shqiptarëve: Më 7 korrik rikthejmë forcën e protestës së para 32 viteve

Ish-studentja e Dhjetorit përkujton eksodin e shqiptarëve: Më 7

Anëtarja e Kryesisë, ish-studentja e Dhjetorit Mimoza Hajdarmataj përkujton eksodin e shqiptarëve në ambasadat e huaja drejt Perëndimit në 2 korrik 1990.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdarmataj shkruan se 2 korriku mbetet një datë simbol, pasi me atë akt, shqiptarët i dhanë një goditje të rëndësishme politike regjimit në fuqi dhe nisën vetë përmbysjen e diktaturës komuniste.

Hajdarmataj shton se edhe sot pas 32 vitesh shqiptarët po vazhdojnë të ikin të zhgënjyer nga qeveria aktuale, ndaj apelon që protesta e 7 Korrikut të kthehet në një simbol kundër regjimit në pushtet.

 “2 Korrik 1990 – 2 Korrik 2022, 32 vjet nga eksodi shpërthyes i shqiptarëve drejt Perëndimit, pas gjysmë shekulli robërie.

Ajo që ndodhi në 2 korrik 1990, kur shqiptarët u dyndën në ambasadat e huaja, kishte të bënte me kundërveprimin e njerëzve më të guximshëm që i paraprinë ndryshimit të madh.

2 korriku mbetet një datë simbol, pasi me atë akt, shqiptarët i dhanë një goditje të rëndësishme politike regjimit në fuqi dhe nisën vetë përmbysjen e diktaturës komuniste.

SOT, 32 vjet më pas, shqiptarët ikin përsëri...

SOT, mijëra shqiptarë janë larguar kokëulur nga vendi i tyre, janë larguar me dhunë, pasi si atëherë edhe

SOT ata janë edhe të varfër,

                        edhe të lodhur,

                        edhe të vjedhur.

SOT nuk ka më eksod masiv...

SOT ka ikje masive nga Shqipëria.

SOT ka zhgënjim e përbuzje për një qeveri që mendon për veten, oligarkët pranë saj, por jo për njerëzit.

Ndaj, protesta e 7 Korrikut duhet të kthehet në një protestë simbol kundër regjimit në pushtet, kundër varfërisë, papunësisë, çmimeve që nuk njohin ulje dhe shpopullimit të Shqipërisë”, shkruan ajo.

Të fundit