Flash News

Ditari i Opozitës

Ishte krah Berishës në momentin e sulmit, Nesho: Kryedemokrati reagoi me shumë kurajë

Ishte krah Berishës në momentin e sulmit, Nesho: Kryedemokrati reagoi

Agim Nesho ishte krah kryedemokratit Sali Berisha në momentin kur ky i fundit u sulmua nga 31-vjeçari Gert Hoxha në protestë.

I ftuar në studion e “Opinion”, Nesho tregoi se në momentin e parë, nuk e kuptoi se çfarë ndodhi, por sipas tij kryedemokrati reagoi me shumë kurajë.

“Reagoi me shumë kurajë, me aftësinë e një lideri që shikon edhe pasojat që mund të ndodhin. Menjëherë reaguan edhe njerëzit që ishin mbrapa. U hoq gjaku që ishte.

Shumë veta mund të tregoheshin që edhe mund ta paraqiste sepse është paraqitja e një regjimi kriminal. Kjo është faza e fundit që qeveria arrin të bëjë duke futur krimin në politikë. Ishim për të vazhduar deri në fund dhe pse mos të vazhdohej. Himni i BE-së u këndua atje. Ne kishim mesazhet që shtypi i huaj duhej të lexonte”, tha Nesho.


 

 

Të fundit