Flash News

Ditari i Opozitës

“Ishte për të goditur Berishën”, ç’thotë Bumçi për dëshminë në SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit

“Ishte për të goditur Berishën”,

Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi u paraqit sot në SPAK, ku u mor në pyetje si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit. Bumçi tha se u pyet si person që kishte dijeni në lidhje me një shkresë të dalë nga ministria që ai drejtonte ku shkruaj me stilolaps “për Shkëlzen Berishën”.

Ish-ministri theksoi se shkrimi në fletë nuk ishte i tij. Gjithashtu u shpreh se nëse SPAK kërkon të zbardh ngjarjen duhet të gjejë falsifikatorët dhe qëllimin e tyre për të lidhur ish-kryeministrin Sali Berisha me çështjen e Gërdecit.

“Çështja u shqyrtua kur unë nuk isha më ministër, kam dal publikisht dhe kam marrë dy akte, kam bërë një parashtrim të të gjitha fakteve në parlament dhe e dyta kam kërkuar të hetohet kaligrafia. Nëse ju shkruani një paragraf, secili ka shkrimin e tij, ai as nuk ishte imitim i shkrimit tim, ishte një shkrim krejt tjetër.

Bëra kallëzimin dhe nuk pati asnjë hetim të mëtejshëm. Nuk e di pse prokuroria nuk e ndoqi atë çështje në vitin 2008. Unë sot mbajta qëndrimin se shkresa nuk ka shkrimin tim.

T’iu bëj një rikujtesë të vogël në lidhje me kohën. Ne po i prinim fushatës së 2009-ës, dhe unë e mora vesh nga mediat opozitare që kishte një dokument të tillë. Kjo ishte një çështje që donte të lidhte zotin Berisha me ngjarjen dhe ishte për të goditur zotin Berisha dhe për të krijuar një lidhje të paqenë.

Nuk i druhem përgjegjësisë penale dhe po sqaroj publikisht se kjo çështje nuk qëndron nga përmbajtja dhe nga kronologjia. Nëse duan t’i shkojnë të vërtetës deri në fund të zbulojnë falsifikimin. Unë erdha si person që kam dijeni për çështjen dhe çfarë kisha dijeni e thashë”, tha Bumçi.

Të fundit