Flash News

Ditari i Opozitës

Ivi Kaso: Ekziston një databazë e tretë me të dhëna të ndjeshme

Ivi Kaso: Ekziston një databazë e tretë me të dhëna

Anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaron se databaza për pagat është vazhdim i publikimit të të dhënave për votuesit para zgjedhjeve.

Duke folur në Euronews Albania  Kaso shton se pas publikimit të dy listave të para qëndron dhe një listë e tretë që ka të dhëna më sensitive, pasi lidhet me kreditë.

Ka dyshime se databaza ishte në disa nivele, ishte niveli i parë që u bë publik dhe ky është niveli i dytë. Flitet që ka dhe nivele të tjera që kanë të dhëna akoma edhe më sensitive siç janë të dhënat bankare, regjistri i kredive që ekspozon përballë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe grupeve kriminale”, tha ai.

Ivi Kaso shtoi se vetëm dje Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen e “Patronazhistëve” duke e lënë atë përfundimisht si një çështje të rëndomtë.

 

Të fundit