Flash News

Ditari i Opozitës

“Je i përjashtuar nga grupi”/ Mbledhja e grupit demokrat, debate mes Berishës dhe Alibeajt

“Je i përjashtuar nga grupi”/ Mbledhja e grupit demokrat,

Mbledhja e grupit demokrat është shoqëruar me debate. Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj i është drejtuar ish-liderit Sali Berisha, duke i thënë se nuk ishte i ftuar në mbledhje.

Alibeaj i ka thënë Berishës se prezenca e tij është një sinjal i brishtë për demokracinë.

Ndërkohë, Berisha i është përgjigjur se duhet të pranojnë realitetin. Ish-lideri i ka thënë Alibeajt që i vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

Alibeaj: Nuk je pjesë e grupit, sepse je i përjashtuar më 9 shtator. Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Berisha: E ke gabim. Z.Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

 

Të fundit