Flash News

Ditari i Opozitës

“Jemi me mentalitet përbashkues”, Këlliçi: Kërkesa për largimin e Berishës, absurd i madh

“Jemi me mentalitet përbashkues”, Këlliçi:

Humbja e 6 marsit duket se solli një kthesë në PD. Deputetët që dikur mbështesnin Lulzim Bashën, sot janë rreshtuar kundër tij dhe kërkojnë bashkimin me demokratët e tjerë të ‘Rithemelimit’.

Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi tha për Report Tv se e mirëpresin kërkesën e kolegëve për bashkim duke shtuar se vota është mekanizimi më i mirë me të cilën mund të arrihet.

“Ne nuk vijmë me mentalitet përjashtues, ne vijmë me mentalitet përbashkues, ashtu siç kemi bërë që ditën e parë. Ne nuk merremi me emrat, por me parimin dhe parimi në këtë mes është vota. Kushdo që mendon se ka mbështetje, të futet në garë dhe janë demokratët ata që vendosin. Në demokraci nuk ka mekanizëm më të mirë sesa vota", shprehet Këlliçi.

Kërkesën e disa deputetëve për largimin edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, Këlliçi e konsideron absurde.

“Ky është absurdi më i madh. Këta deputetë vetë kanë artikuluar që Sali Berishën e kanë përjashtuar përjetësisht nga PD, e kanë përjashtuar nga çdo funksion, e kanë hequr nga grupi parlamentar, nga çfarë duan këta që të bëjë një hap pas Berisha? Nga mbështetja e demokratëve? Është në absurdin logjik që një pakicë uzurpuese t’i vendosë kushte një maxhoranca te faktuar", tha Këlliçi.

Të fundit