Flash News

Ditari i Opozitës

“Jemi të parët që e duam normalitet”, Gjekmarkaj tregon për çfarë do të ishte e gatshme të negocionte opozita

“Jemi të parët që e duam normalitet”, Gjekmarkaj

Nën kryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zbuluar se për çfarë do ishte e gatshme opozita për të negociuar me socialistët.

Ndërsa opozita vijon që t’i qëndrojë vendimit të saj për të mos lejuar normalitet në seancë parlamentare deri në përmbushjen e kërkesave të saj, Gjekmarkaj tha në A2 CNN se në mbledhje ka kërkuar që të mund t’i riformulohen këto kërkesa për të treguar që mazhoranca e ka truk që të mos i lejojë.

Ne kemi kërkuar disa komisione hetimore që janë refuzuar me disa arsye banale, Çuçi na thotë të rishkruajmë objektin, më duket një truk për t’i ikur përgjegjësisë, megjithatë unë në mbledhje kam kërkuar që të mund t’i rifomulojmë këto kërkesa se ne këtu jemi për të treguar që mazhoranca e ka truk që të mos i lejojë , por të mos thuhet që PD nuk bëri përpjekje për të pasur dialog me palën kundërshtare, kjo nuk do të thotë që i ikëm thelbit apo protestës, teksa tentohet që të gjendet një modus që i afron palët për të çuar kuvendit në normalitet, jemi të parët që e duam një  normalitet”, tha Gjekmarkaj.

Sot, një pjesë e opozitës parashtruan idenë e krijimit të një federate opozitare. Këtu Gjekmarkaj, nuk përjashton as partinë e Ilir Metës.

“Shqipëria ka nevojë të ketë një opozitë të fortë, përballë një qeverie të fortë pas 12 viteve pushtet të centralizuar, lidhje të forta me botën e krimit, atëherë kjo kërkon një mobilizim edhe përtej të djathtës së PD, pastaj nuancat personale nuk më shqetësojnë, se jot ë gjithë janë krushq, vëllezër apo shok”, tha ai.

 

Të fundit