Flash News

Ditari i Opozitës

"Jeni të gjithë vrasës", Kujtim Gjuzi i irrituar me Lleshajn, përplaset me Taulant Ballën: E gjithë skuadra e policisë ka qenë e droguar

Vrasja e Klodian Rashës, Gjuzi: E gjithë skuadra e policisë ka qenë e droguar atë natë

"Jeni të gjithë vrasës", Kujtim Gjuzi i irrituar me
Në foto: Deputeti Kujtim Gjuzi në Parlament

Kujtim Gjuzi ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pasi ky i fundit nuk pranoi kërkesën e tij për interpelancë.

Duke theksuar se ai ka thyer rregulloren, Gjuzi vijon më tej akuzat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, duke shtuar se policët kanë qenë të droguar.

I ndërprerë nga kreut të grupit socialist, Taulant Balla, Gjuzi është replikuar me tone të ashpra edhe me këtë të fundit, duke i kërkuar të mos konfliktohen, pasi gjërat nuk do të shkonin mirë.

 “Kam pasur kërkesë për interpelancë për gjeneralin në lirim Sandër Lleshajn. Duhet të vinte në interpelancë. Tha nuk jap interpelacë unë, shkeli rregulloren e Kuvendit si dhe betimin te presidenti.

Është ky ministër që nuk vjen dhe shikoni çfarë u bën të rinjve. Është ky ministër që gjurmon minorenet...

 Zoti sekretar i PS çfarë kërkon?! Taulant mos u fut në konflikt me mua Taulant. Mos u fut në konflikt me mua sepse të nxjerr ndonjë gjë në Shkodër që, e di vetë ti... Jam nip në Shkodër unë. Kaq. Besoj se të mjafton kaq sa po të them, mos të nxjerr ndonjë emër që ke lidhje atje. Rri se nuk dua t’i prish punë dikujt.

Po ju jeni të gjithë vrasës me një përjashtim të vogël. Na keni vrarë për 7 vite. Ju keni një juntë ushtarake, me 13 gjeneralë, nuk mund ta lejoj unë kryeministrin që të bëjë presion dhe të shkojë në shtëpinë e familjes Rasha dy herë brenda 72 orëve. E gjithë skuadra e punonjësve të Policisë ka qenë e droguar atë natë kur ka ndodhur ngjarja. Ju jeni të gjithë vrasës me ndonjë përjashtim të vogël”, u shpreh Gjuzi.

Të fundit