Flash News

Ditari i Opozitës

“Jepet me koncesion për 30 mln € kalata e Portit të Durrësit”, denoncimi i PD: Kompania e përfshirë në skandale

“Jepet me koncesion për 30 mln € kalata e Portit të
Porti i Durrësit

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po jep një tjetër konçesion korruptiv vetëm pak muaj para zgjedhjeve. Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se kryeministri Edi Rama ka dhënë me koncesion në vlerën e 30 milionë euro një nga kalatat e Portit të Durrësit për një periudhë 5-vjeçare.

Ajo shton se kompania e shpallur fituese quhet “Hili Company Limited” dhe operon në Maltë, ndërsa shton se njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimtë nga skandali i “Panama Papers”. Sipas saj, administratori i kompanisë akuzohet për pastrimin e parave.

Përmes një deklarate për mediet Tabaku ngre disa pyetje:

Kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie?
Çfarë dhe kush fshihet pas kompanisë malteze që do të marrë në dorëzim një pjesë të Portit të Durrësit?
Pse Edi Rama po dorëzon një nga pikat e sigurisë kombëtare tek një kompani me pronarë të paidentifikuar?

Ajo thotë se pret përgjigje, ndërsa sjell në vëmëndje angazhimin e PD për anullimin e çdo kontrate korruptive.

Të fundit