Flash News

Ditari i Opozitës

Jo vetëm delegatët/ Berisha fton më 11 Dhjetor edhe simpatizantët e PD: Ndiqni madhështinë e dhjetorit të ri

Jo vetëm delegatët/ Berisha fton më 11 Dhjetor edhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi të gjithë demokratët, edhe ata që nuk kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 Dhjetor, por janë simpatizantë të Partisë Demokratike, mund t’i bashkohen kuvendit.

Berisha tha se kjo bëhet me qëllim që të gjithë të njihen me delegatët që kanë firmosur thirrjen e Kuvendit dhe të ndjekin nga afër atë që Berisha e cilësoi si “ngjarjen madhështore të dhjetorit të ri”.

“Nga ky shesh ftoj të gjithë demokratët, delegatët, ata që kanë firmosur dhe nuk kanë firmosur të vijnë në 11 Dhjetor, në Kuvendin e rithemelimit të PD-së. Do t’iu japim mundësinë shqiptarëve të njihen me çdo delegat që ka firmosur dhe do të firmosë. Do t’iu japim mundësinë atyre që nuk janë delegatë të vijnë të ndjekin këtë ngjarje madhështorë të dhjetorit të ri. Nder përjetë Azem Hajdarit. Azem ti je gjallë”, deklaroi Berisha.

Të fundit