Flash News

Ditari i Opozitës

Jorida Tabaku: Fatura e programit të PD do të jetë 500 mln euro në vit

Jorida Tabaku: Fatura e programit të PD do të jetë 500 mln euro

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka zbardhur më shumë detaje rreth programit ekonomik të PD.

E ftuar në Syri tv, Tabaku thotë se për të bërë realitet të gjitha premtimet e këtij programi, fatura vjetore do të jetë nga 450-500 milionë euro.

Ne në programin tonë jemi bazuar në një analizë të saktë për çdo element. Ne kemi vendosur disa objektiva, të cilat i kemi quajtur synimet tona. Ne e shikojmë qytetarin shqiptar në përfundim të këtij programi me dyfishim të të ardhurave.

Me programin tonë do forcojmë shtresën e mesme. Programi ynë ka edhe një aspekt të rëndësishëm social. Unë mund t’ju siguroja shifrat në pikëpamjen e taksave si në uljen e buxhetit të shtetit, në formalizmin e ekonomisë, kursimet që mund të vinë nga sistemi i koncesioneve dhe tenderimeve, dhe janë më se të mjaftueshme për angazhimet që kemi marrë.

Për çdo sektor ka një buxhet. Konkretisht të gjitha këto zëra shkon në në afro 450 deri në 500 milion euro në vit, në varësi të impaktit që do të ketë”, tha Tabaku.

Të fundit