Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka influencë absolute”, Dule flet për himariotin që po negocion çështjen ‘Beleri’ në Shtëpinë e Bardhë

“Ka influencë absolute”, Dule flet për himariotin që

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka treguar se një himariot po negocion në Shtëpinë e Bardhit për çështjen e Fredi Belerit.

I ftuar në Euroneës Albania, Dule tha se ka një influencë absolute në Shtëpinë e Bardhë dhe se çështja e Belerit i është dërguar presidentit Joe Biden me shkrim.

“Unë dua të insistoj se kemi një rast politik dhe që t’ua bëj të qartë që nuk është vetëm mendimi im ju sjell në vëmendje deklaratën e Robert Menendes i cili tha se arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në çdo rast është i dyshimtë.

Çështja ka shkuar pa dyshim në Shtëpinë e Bardhë se një nga komunitetet më të fuqishme të himarjoteve, një influencë absolute në shtëpinë e Bardhë është himarjote. Senatori e ka çuar çështjen me shkrim te vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha kreu i PBDNJ.

Të fundit